Partizani ka fituar miqësoren kundër ekipit të Makedonijas me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga mbrojtësi Labinot Ibrahimi në minutën e 17-të të ndeshjes. Rrjeta e kosovarit qëndroi në fuqi deri në minutën e fundit, pasi ekipi vendas nuk ia doli mbanë të gjente rrugën e rrjetës.
Ekipi i kuq e nisi ndeshjes me një skemë 4-1-4-1, sipas rreshtimit që paraqiti klubi në fillimin e takimit. Telushi ishte para mbrojtjes, ndërsa Progni i vetëm në sulm. Rreshtim interesant për Trashin në qendër të mesfushës së bashku me Malën, ndërsa Bardhi si mesfushor i majtë.
“Demat” e fituan minimalisht ndeshjen e parë miqësore dhe testin e tyre përpara Mariborit, por të mos harrojmë se po luante përballë një ekipi të sapongjitur në ligën e parë të Maqedonisë. Makedonija ishte fituese e ligës së dytë dhe sivjet do të militojë në ligën e parë. Ekipi nuk duket shumë i fortë përpara Mariborit, pasi drejtuesit nuk kanë ndërhyrë shumë në merkato. Në këtë takim kishte minuta dhe për të riun Zhgrella, ndërsa Hila nuk u aktivizua, sipas informacionet që paraqet faqja zyrtare e “demave”.
Partizani – Makedonija 1-0
Shënues: Ibrahimi 17’
Formacioni: Hoxha (kap) (Xhika 75’), Gojkovic, Ibrahimi, Belica, Kalari, Trashi, Mala (Hysenaj 67’), Telushi, Bardhi, Asani (Zhdrella 62’), Progni. Trajner. Skender Gega