“Partizani është model, nuk doja dënimin e Vllaznisë”/ Olsi Rama: Disa ndeshje do i luajmë te Kompleksi

Olsi Rama ka dhënë ditën e sotme një intervistë për moderatoren Enxhi Biba në “Sport Neës“ në “Neës 24”. Drejtori sportiv i “demave të kuq” e ka cilësuar Partizanin si një klub moel, ndërsa sa i përket çështjes Çinari thekson se janë të pafajshëm. Nuk mund të anashkalonte në këtë bisedë Vllazninë, teksa mes dy palëve nuk kanë munguar deklaratat, ku ishte vetë Rama që akuzoi kuqeblutë për praninë e tifozëve në stadium.

Diçka e tillë nuk u tolerua nga Disiplina, që menjëherë vendosi gjobë për klubin shkodran, megjithëse vetë drejtori sportiv i Partizanit thekson se nuk kishte si synim një dënim të tillë Në fund jep edhe lajmin se disa ndeshje këtë sezon do të luhen te Kompleksi i klubit, që është në ndërtim e sipër.

“Partizani është një ekip model dhe jo vetëm për sa kohë jam unë këtu, por në 10 vitet e fundit ne nuk kemi një çështje të vetme në dhomët e zgjidhjeve të konflikteve. Se Shqipëria dhe futbolli i saj është i tillë, jemi në një vend të vogël, por nuk kemi pasur kurrë probleme me trajnerët apo lojtarët. Edhe për çështjen me Çinarin ne jemi të pafajshëm dhe presim vendimin që do të jepet nga CAS sa i përket merkatos.

Dënimi i Vllaznisë? Ne nuk jemi të kënaqur se është dënuar Vllaznia, unë nuk doja që të dënohej Vllaznia. Ajo që unë kërkoja është që ekipi tjetër që do të shkojë në Shkodër të luajë në të njëjtat kushte dhe me të njëjtën mënyrë siç ndodh në vendet e tjera. Pra një garë “fair-play” dhe korrekte. Shifra simbolike që i vendosi FSHF unë do të doja që Vllaznia ta kishte për t’ia dhënë lojtarëve apo dikujt tjetër, pa dashur të hyjë në problematikat e Vllaznisë, por është një shenjë e mirë e gjitha kjo që të merren masat për ndeshjet e ardhshme dhe për të mos rrezikuar shëndetin e lojtarëve.

Kthimi i tifozëve? Është alternativa për të ulur një tifoz dhe të jenë pesë stola bosh, por këtu te ne është mungesa e kulturës. Për këtë arsye nuk mund të diskutojmë tani kur pandemia ka arritur pikun. Është e vështirë që tifozët të qëndrojnë me qetësi te hyrja e stadiumit apo që të mos përqafohen kur të shënohet goli për një skuadër. Mbërritja te kompleksi? Shpresojmë se do të rinisin punimet tani se u bllokuan për disa çështje burokratike. Do të doja që të kishim hyrë ndërkohë, por ende mendoj se disa ndeshja nga ky sezon do t’i luajmë te kompleksi”, ka deklaruar Olsio Rama./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *