Partizani befason, është Skënder Gega trajneri i ri

Partizani ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Europa League dhe sot lajmëroi ndërprerjen e marrëdhënieve me Klevis Dalipin.

Prej kohësh klubi kërkonte trajner të huaj dhe kishte biseduar me disa të tillë, por për arsye të ndryshme nuk u gjet marrëveshje me askënd.

Klubi ishte i vendosur të mos punësonte trajner shqiptar, me idenë që trajneri i huaj i vuan më pak miqësitë , ndërhyrjet dhe presionet, por edhe plani për trajner të huaj ka dështuar, ndoshta për arsye financiare.

Është Skënder Gega trajneri i ri, vendim i orëve të vona sot.

Trajneri 54-vjeçar është emëruar në vend të Dalipit dhe për herë të parë drejton në Superiore, sepse në dekadën e fundit ka drejtuar ekipet e moshave të Shqipërisë, me kombëtaren U-21 në periudhën 2011-2015.

Me pas një aventurë në Kuvajt dhe tani punësimi nga Partizani, qr shpreson që Gega të bëjë mrekullinë dhe të sigurojë kalimin e disa tureve në Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *