Partizan, si e le të ikte? Turpërim lojtarëve të Fenerbaçes, Ekubani nuk bëri vetëm golin

Kaleb Ekuban ka nisur një sezon fantastik me Trabzonsporin. Në 7 ndeshjet e para që ka zhvilluar me skuadrën turke, ka arritur të shënojë 5 gola. Madje ky sulmues arriti të vendoste edhe takimin ndaj Fenerbaçes, ndërsa me golin e tij i mohoi fitoren gjigandëve turq. Ky ishte dështimi i parë për këtë sezon sa i përket Fenerbaçes, me shifrat që përfunduan 1-1.

Por nuk ishte vetëm goli me kokë pas krosimit të Avdijaj ajo që bëri Ekuban në ndeshjen e djeshme. Ky i fundit dhuroi edhe shumë spektakël, madje duke turpëruar lojtarët vendas. Në minutën e 44 të takimit, do të bënte dy finte të bukura dhe do të kalonte lojtarët e Fenerbaçes me lehtësi të madhe, si të ishin vetëm piketa.

Padyshim që edhe vetë Partizani duhet të ndihet i penduar që nuk bëri shumë për të mbajtur këtë sulmues, që i përket një kualiteti të jashtëzakonshëm. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/FIRTINAGRUP1461/status/1168425827886911489

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *