Situata në Europë ka shkuar jashtë kontrollit për shkak të pandemisë Koronavirus, që ka fikur dinamikën e jetës së shumë shteteve. Shumë lojtarë futbolli kanë zgjedhur të largohen nga kontinenti europian, duke u rikthyer në Amerikën e Jugut. Neymar, Cavani, Higuain, Bentacur apo edhe Thiago Silva janë ndër yjet botërorë të futbollit që kanë zgjedhur “arratisjen” në këtë moment.
Situata në Paris paraqitet trishtuese dhe kjo ka bërë që mbrojtësi i PSG-së, Thiago Silva së bashku me familjen e tij të udhëtojnë drejt Brazilit. Bashkëshortja e futbollistit Brazilian ka treguar se ky vendim erdhi pasi në Paris nuk kishtë më as ushqim, gjë që në vendlindjen e tyre nuk do të mungonte.
“Vendosëm të largoheshim sepse situata në Paris ishte vërtet e trishtë. Nuk mund të gjeja më asgjë ë supermarket. Rezervuam një fluturim në Brazil pasi këtu mund të gjej ushqim dhe kemi më tepër alternativa për qendrimin në shtëpi me fëmijët. Këtu madje kemi edhe një pishinë. Asnjë nga familjarët tanë nuk kanë shfaqur simptoma të virusit deri tani”, ka shpjeguar Isabelle Silva, bashkëshortja e Thiago Silvës./Sport Ekspres/