Rei Manaj ka përfunduar kontratën e tij me Specian dhe do të kthehet në radhët e Barcelonës. Sulmuesi shqiptar spikati në sezonin e fundit me klubin italian dhe dëshira e përbashkët ishte për një zgjatje bashkëpunimit mes palëve. Por paratë luajnë një rol të madh në këtë mes, teksa paga dhe kartoni i Manajt janë një shifër e lartë për drejtuesit e Specias.
Në garë për shërbimet e 25-vjeçarit ka hyrë së fundmi edhe Elçe. Mediat spanjolle raportojnë se klubi i La Ligas ka kërkuar informacion mbi Rei Manajn, kartoni i të cilit shkon në vlerën e 2-3 milionë eurove./Halit Delibashi-Sport Ekspres/