Parashikimi i “Sport Ekspres”/ Levandovski është një ar.më vde.kjeprurëse në zonë, rivalët e Shqipërisë kanë gjithçka në favor ndaj Meksikës

Polonia dhe Meksika luajnë ndeshjen e tyre të parë në këtë Kupë Bote. Humbja befasuese e Argjentinës i motivon të dyja skuadrat të japin më tepër për të dalë me fitore nga fusha. Përpos kësaj Poloni-Meksikë ngjall interes edhe për tifozët shqiptarë, që kanë kureshtje të shohin se si rivali i tyre në kualifikueset për Euro 2024 do të paraqitet me trajnerin e ri.

Rekordet mes dy Kombëtareve janë të barabarta, por polakët vijnë në Katar më të favorizuar. Meksika duhet të mbështetet te fryma e grupit, pasi përveç Lozanos dhe Jimenezit në sulm, pjesa tjetër e lojtarëve duken të nëj niveli mëse mesatar. Në krahun e kundërt Polonia vjen me një ar.më vd.ekjeprurëse që quhet Levandovski. Sulmuesi ka statistika të frikshme golash dhe padyshim që mund të hapë probleme edhe për ekipet më të mëdha.

Por cilësia e Polonisë nuk përfundon me Levandovskin. Përkundrazi, bardhekuqtë kanë në përbërje elementë të tjerë cilësorë dhe që aktivizohen në klube me emër në Europë. Majfton të përmendim Zielinskin me Napolin, Milikun me Juventusin, Zalevski me Romën apo edhe portieri Shezni që mbron portën e Juventusit. Ndërkohë mbrojtja ka në përbërje lojtarë të Premier Ligës, që dëshmojnë se Meksikën nuk e pret një përballje e lehtë.

Krahasimi i nivelit të lojtarëve nuk është i vetmi aspekt ku Kombëtarja nga Europa qendron favorite. Për të flet edhe ecuria e ndeshjeve të fundit. Humbjet e Polonisë nuk mungojnë, por kanë ardhur kundër ekipeve të mëdha si Belgjika dhe Holanda, por në ballafaqimet me skuadra të të njëjtit nivel apo edhe më të ulët nuk kanë gabuar. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Meksikën, që është ndalur edhe nga Kombëtare si Xhamajka apo Kosta Rika. Gjithashtu paraqitjet në miqësoret e fundit nuk kanë treguar një qendrueshmëri të meksikanëve./Sport Ekspres/

Parashikimi i “Sport Ekspres”: Fiton Polonia

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *