Paralajmërimi i Ilir Dajës: Tani do fokusohemi te lojtarët që meritojnë fanellën

Humbja e fundit në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqiërisë e ka lënë të pakënaqur trajnerin Daja, i cili ka rezerva për atë çfarë lojtarët e tij dhanë në fushë. Kreu i pankinës së Skënderbeut në një konferencë për mediat shprehet se është i zhgënjyer nga lojtarët e tij, të cilët duhet ta meritojnë fanellën e titullarit.

Daja ka folur edhe për renditjen aktuale të kampionatit shqiptar, që sipas tij është shumë i ngjeshur dhe se rezultati i një ndeshje ndikon shumë në klasifikim. Në fund trajneri i korçarëve e mbyll me një mesazh për futbollistët e tij, që t’u përmbahen detyrave të tyre në fushë, në mënyrë që të funksinojë grupi.

“Fitorja në ndeshjen e parë me Bilishtin na dha mundësinë të provonim të gjithë lojtarët që kemi në dispozicion. Nga pjesa më e madhe nuk mora një opinion pozitiv, sepse ishte një ndeshje zyrtare ndaj një ekipi simpatik si Devolli. Dy tre element mund të jenë ndërruesit e parë në kampionat. Prisja më shumë nga Mara, sepse ka një bagazh shumë të mirë teknik, por që si duket do kohën e vetë për të fituar vendin e titullarit. Një element tjetër pozitiv është Vangjeli, me performancën e tij tregoi që mund të jetë shumë afër lojës. Pëllumbin nuk e aktivizuam sepse nuk donim ta rrezikonim nga dëmtimi që ka pasur. Pjesa më e madhe do goxha punë për të fituar në fanellë titullari.

Në këto momente nuk mund të flasim për largime, sepse merkato është e mbyllur, por që do fokusohem te ata lojtarë që do ta meritojnë fanellën. Në këto 6 javë kemi pasur goxha halucinacione. Kemi marrë pikët e duhura në raport me të tjerët, por jo në raport me veten. Kemi pësuar shumë gola dhe kjo do të thotë që duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Diferencat nuk janë të mëdhaja në këtë kampionat. Po të shikojmë tabelën, thuajse të gjitha ekipet janë shumë të ngjeshura.

Me një fitore mund të shkosh në pjesën e sipërme, ndërsa me një humbje mund të rrëshqasësh për poshtë. Do ta vlerësojmë Gjirokastrën në maksimum, për të reflektuar mbi atë humbje me Vllazninë. Lojtarët duhet t’i përmbahen detyrave të tyre, pasi pa detyra nuk ka as grup”, është shprehur Daja. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online