Vitin e kaluar, dy futbollistët më të talentuar të planetit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, kryesonin listën e FORBES, e cila rendit sportistët më të paguar në mbarë globin.
Megjithatë, duket se vendi i parë është eklipsuar nga legjenda e tenisit, Roger Federer. Shifra e arritur nga zvicerani ka vlerën e 106.3 milionë $, i ndjekur nga Ronaldo dhe Messi, që arritën përkatësisht totalin prej 105 milionë dollar $ dhe 104 milion $.
Vendi i katërt mbahet nga ylli Brazilian Neymar Jr, i cili arriti të akumulonte vlerën prej 95.5 milion $.
Më poshtë janë të renditur 10 sportistët më të paguar në planet dhe shifra totale e arritur brenda 12 muajve:
10) Carson Wentz (futboll amerikan) – 59.1 milion dollarë (55.1 milion nga pagat dhe premiot, 4 nga sponsorët)
9) Kirk Cousins (futboll amerikan) – 60.5 milion dollarë (58 milion nga pagat dhe premiot, 2.5 nga sponsorët)
8) Tiger Woods (golf) – 62.3 milion dollarë (2.3 milion nga pagat dhe premiot, 60 nga sponsorët)
7) Kevin Durant (basketboll) – 63.9 milion dollarë (28.9 milion nga pagat dhe premiot, 35 nga sponsorët)
6) Stephen Curry (basketboll) – 74.4 milion dollarë (30.4 milion nga pagat dhe premiot, 44 nga sponsorët)
5) LeBron James (basketboll) – 88.2 milion dollarë (28.2 milion nga pagat dhe premiot, 60 nga sponsorët)
4) Neymar (futboll) – 95.5 milion dollarë (70.5 milion nga pagat dhe premiot, 25 nga sponsorët)
3) Leo Messi (futboll) – 104 milion dollarë (72 milion nga pagat dhe premiot, 32 nga sponsorët)
2) Cristiano Ronaldo (futboll) – 105 milion dollarë (60 milion nga pagat dhe premiot, 45 nga sponsorët)
1) Roger Federer (tenis) – 106.3 milion dollarë (6.3 milion nga pagat dhe premiot, 100 milion nga sponsorët). /Sport Ekspres/