Granit Xhaka do të luajë ndeshjen e 100 me fanellën e Zvicrës dhe si për ironi të fatit do të jetë kundër Kosovës. Mesfushori i Arsenalit ishte i emocionuar për këtë fakt ndërsa tregon me fjalë dashurinë e tij të madhe për dardanët, megjithëse kur Kosova u pranua nga UEFA dhe FIFA, Granit Xhaka dhe lojtarët e tjerë e kishin mundësinë për t’iu bashkuar dardanëve, por refuzuan.
“Ndeshja ime e 100-të, kundër Kosovës. Kundër një skuadre që e dua. Është diçka e pabesueshme. Nuk mund ta besoj që jam në fushë kundër Kosovës. Më bën dy herë më shumë krenar për të gjithë familjen, për vetën, për të gjithë, të luaj ndeshjen time të 100-të në Kombëtare kundër Kosovës”, tha i emocionuar Xhaka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/