Para një sezoni luante te Coventry dhe tani më i miri në “Kontinentin e vjetër”, Gyokeres do të paguhet më shtrenjtë se Haland

Gyokeres me siguri do të përfundojë sezonin në Sporting, ai nuk do të ndryshojë ekipin në janar, dhe në verë e pret një transferim në karrierë që do të jetë i madh.

Suedezi deri në sezonin e kaluar ka luajtur futboll të kategorisë së dytë, ka luajtur për Coventry City, ndërsa tani është ndër sulmuesit më të mirë të kontinentit të vjetër.

Deri më tani, Bayern ka shfaqur një interesim të pakët për të, por bavarezët nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për ta sjellë në ekip.

Ruben Amorim, trajneri i ri i Djajve të Kuq të Manchester United, i ka premtuar Sportingut se nuk do ta prekë Gyokeresin në dimër, por tashmë po përgatit terrenin për ta sjellë atë në verë. Gyokeres ka një klauzolë prej 100 milionë euro në kontratën e tij, para që United mund t’i përballojë patjetër.

Tashmë është e qartë se ai do të paguhet më shtrenjtë se Haaland, të cilin Qytetarët e sollën nga Borussia Dortmund për “vetëm” 60 milionë euro. /Sport Ekspres/