Tirana barazon 1-1 në Ballsh, një rezultat aspak i keq, por që mund dhe duhej të ishte fitore. Në Ballsh luhej një finale e vogël, nga ato ku tre pikët vlejnë dyfish, por Tirana ishte më e qetë, edhe barazimi i mjaftonte dhe ka një skuadër shumë më cilësore, pëveçse ka një trajner mjaft profesionist, ndërsa Bylisi këtë sezon ka ndërruar 4 a 5!
Shënoi e para Tirana, në shtesën e pjesës së parë me Sentamun, shënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë, por kur u duk se mbaroi, Bylisi fitoi një 11-metërsh dhe Shoshi nuk fali. 1-1 dhe asnjë ndryshim në renditje. Gjithçka mbetet e hapur, Bylisi luan ndeshje të prapambetur në Shënkoll dhe me një fitore shkurton ndjeshëm distancën me kreun.
KATEGORIA E PARË
BYLIS – TIRANA 1-1
Shënues: Shoshi 85′ pen. / Sentamu 45’+2
BYLIS: Xhorxheviç, Buzi (Kolgega 46′), Shoshi, Bella, Hoxhaj, Kullira, Gregati (Samnda 90’+2), Zisi, Chukuka, Murataj, Granado (Ntefe 55′). Trajner: Orgest Çuko
TIRANA: Lika, Çelhaka, Musa, Turtulli, Kërçiku, Daja, Maveje, Karabeci, Sentamu, Greca, Ngoo (Halili 70′). Trajner: Ze Maria
Kartonë të verdhë: Buzi 45’+2 / Sentamu 80′