“Papritur na thonë që Shqipëria duhet të jetë e madhe”! Legjenda e Olimpiakosit flet në Greqi: Ia morën Serbisë edhe Kosovën, kështu e thyen Jugosllavinë dikur

Legjenda e Olimpiakosit, Predrag Dordevic, ka zgjedhur që të bëjë politikë duke përdorur emrin e tij në botën e futbollit. Ish-lojtari i njohur ka dhënë intervistë për “Gazzetta.gr”, ku mes të tjerash preku edhe çështjen e Kosovës.

“Papritur dikush ju thotë se një pjesë e territorit tuaj është e pavarur. Pastaj del një gjeneral i NATO-s dhe thotë se ishte gabim. Unë shoh që në Hagë janë njerëzit tanë që luftuan për vendin e tyre. Ju keni një situatë të ngjashme tani mes Rusisë dhe Ukrainës. Nuk po them se ne serbët jemi të kulluar, por dikush zgjedh që të sulmojë, t’i duhet të mbrohesh apo jo?

Kohët e fundit kam dëgjuar një shprehje të bukur: “Nuk do të kishte luftëra në botë nëse politikanët do të duhej të shkonin në vijën e parë të frontit dhe ne të tjerët duhej të ishim pas tyre”. Tani të huajt na thonë se Kosova nuk është e jona, se Shqipëria duhet të jetë më e madhe. Kështu e thyen edhe Jugosllavinë”, tha Dordevic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *