I shkuan te hoteli për t’i mbajtur zgjuar lojtarët e Milanit, Pioli tallet me tifozët e Napolit: Më zgjuan pak, por prisja fishekzjarrët më të bukura

Tifozët e Napolit menduan që t’i linin pa gjumë lojtarët e Milanit para ndeshjes. Mbështetësit e Napolit shkuan para hotelit ku qëndronin kuqezinjtë dhe shpërthyen fishekzjarrët, duke qëndruar për orë të tëra në mesnatë në mënyrë që t’i prishin qetësinë kundërshtarëve, për t’i lënë pa gjumë.

Kjo skemë nuk funksionoi pasi Milani kaloi më tej dhe e eliminoi Napolin. Në fund, Pioli nuk e kurseu thumbimin për tifozët e Napolit. “Unë gjithmonë bie në gjumë herët, por atë ditë duhej të zgjohesha pak në mesnatë. Kjo është në rregull, nuk ka problem. Sinqerisht prisja që fishekzjarrët të ishin pak më të bukur”, tha Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online