Panuçi: Jemi ende gjallë, falënderoj presidentin Duka

Trajneri i Shqipërisë Kristian Panuçi është më i qetë pas ndeshjes së fituar kundër Uellsit, në intervistat për “rtsh” dhe “supersport”, italiani lavdëroi lojtarët, por ndërkohë ka falënderim edhe për presidentin e FSHF-së Armand Duka, një deklaratë misterioze, sepse nuk tregon asgjë çfarë ka biseduar me të.

Çfarë i thashë skuadrës? Doja një reagim dhe skuadra u tregua e zonja. Djemtë ditën të vuajnë, Uellsi donte fitoren dhe nuk ia doli, ky grup ekziston dhe nuk ka marrë fund.

“Nuk dal në televizion për të thënë që faji ishte i imi dhe kaq, Djemtë kanë punuar, kanë reaguar, jemi mbrojtur më mirë dhe kjo ka rëndësi”.

Mister, më në fund një fitore, sa vlen ky rezultat?

Më në fund është fjala e duhur, gjetëm shpirtin e duhur dhe morëm një fitore. Më në fund ekip fitoi edhe pse me vuajtje. Uellsi donte po ashtu të fitonte, si çdo skuadër që kërkon maksimumin. Kjo nuk od të thotë se do të ndalemi me kaq, por të ecim para dhe  të arrijmë kualifikimin në Europian”.

E ardhmja? Nuk jam takuar me presidentin Duka, kam folur me të para ndeshjes dhe kemi thënë disa gjëra që mbeten mes nesh, por e falënderoj publikisht nga zemra”.

Ndryshimet? Kishim 9 lojtarë jashtë, nuk kemi 40 të tillë në dispozicion, lojtarët luajtën, kundërsulmuan, luftuan dhe dhanë maksimumin, ndaj jam i kënaqur. Gjithsesi, kemi ende shumë probleme, ndaj i duhet dhënë kohë skuadrës, për ndryshimet taktike dhe kompletimin”.

Loja e mirë apo rezultati? Preferoj të luajmë keq dhe të fitojmë, sepse në fund mbahet mend vetëm rezultati”.

“Marsi është afër apo larg? Për të rikuperuar ndonjë lojtar uroj të jetë larg”.

“A ishte një fitore që tregon shumë për ju? Unë e di se djemtë i kam me vete, pasi nëse do të shija të kundërtën atëherë do të largohesha”.

“A e fituam sot një lojtar si Ismajli? Është një lojtar i aftë dhe serioz që do të na japë ndeshje të bukura në të ardhmen”.

One thought on “Panuçi: Jemi ende gjallë, falënderoj presidentin Duka

  1. Trainerit Panuci dhe Federatës Shqiptare të Futbollit,
    Urime për fitoren e sotme në ndeshjen miqësore me Uellsin! Si sportdashës, nuk dua të hyj në anën teknike, por kam një vrejtje për ju: është e treta herë që po shkelet rëndë disiplina. Në ndeshjen me Izraelin portieri Berisha ra pre e provokimeve të lojtarit kundërshtar dhe mori kartonin e kuq, duke e dënuar rëndë ekipin. Të njëjtën gjë bëri kapiteni Mavraj në ndeshjen me Skocinë dhe kombëtarja pati një rezultat katastrofik. Të njëjtin gjest bëri Xhakaj në ndeshjen me Uellsin, sot, por për fat nuk u ndëshkuam rëndë. Kujtoj se, është fjala për tre futbollistë profesionistë. Eshtë hera e fundit që falet nga ju shkelja e disiplinës. Futbollistët duhet të paralajmërohen se po u përsërit një gjest i tillë, futbollisti do të nxirret menjërë nga fusha dhe do të përjashtohet nga ekipi kombëtar. Po nuk u bë një gjë e tille do të “shohë rrushi-rrushin…”! Më mirë të humbasim një ndeshje a një lojtar se sa një ekip kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *