Pse Cikalleshi nuk luajti dhe nuk është në hierarkitë e sulmit, apo vazhdon inati për episodin e shtatorit të shkuar dhe fakti që nuk u paraqit në grumbullim? Kjo pyetje ka bërë që Kristian Panuçi të irritohet jo pak në lidhje direkte me RTSH, teksa u përgjigj: “Pyetje shumë pak inteligjente, sepse nëse nuk e doja Cikalleshin nuk e merrja. Thjesht zgjodha Balajn sepse është më sulmues dhe kaq. Cikalleshi do të ketë mundësi dhe është i rëndësishëm”.
Por, ku është rëndësia e një sulmuesi nëse nuk i jepen minuta në këmbë dhe një sinjal se ai është për trajnerin një zgjedhje në të ardhmen?! Italiani ndoshta ka gabuar në këtë sens, duke e lënë në stol, teksa vetë futbollisti që luan në Turqi dhe priste të zbriste në fushë të paktën disa minuta, u largua nga stadiumi në heshtje, pa bërë asnjë polemikë si profesionist që është, por sigurisht i pakënqur nga qëndrimi në stol.
Me siguri disa pyetje Cikalleshi i ka pasur në mendjen e vet: Nuk ka debutuar ende me trajnerin e ri, pati një problem në fund të verës dhe për shkak se duhej të firmoste me klubin e ri u la jashtë Kombëtares, Sadiku ka pasur probleme fizike kohët e fundit dhe Balaj sapo është kthyer, ndërkohë që për nga minutazhi Cikalleshi nuk është aq keq sa e bën Panuçi, të gjitha bashkë çojnë te dyshimi se sulmuesi nuk bën pjesë në grupin e të preferuarve të trajnerit italian.
Si gjithëmonë ia fusni kot!