“Pjesa e parë s’kemi bërë asgjë, luajtëm shumë pak futboll. Në pjesën e dytë ndryshuam dhe shënuam edhe gol, duke pasur mundësinë që të mbyllnim gjithçka me Sadikun. Më pas, rrezikuam të humbisnim, sepse mund edhe të pësonim gol në fund. Më pas, ditëm të vuajmë, dyluftuam si shqiptarë të vërtetë, dhe morëm një rezultat të drejtë”, u shpreh
Panuçi për RTSH, duke vijuar në lidhje me barazimin e Maqedonisë dhe kundërsulmet: “Fituan duele në mesfushë dhe u nisën në kundërsulm dhe më pas e pësuam me penallti”. Çfarë ndodhi në fund, skuadrës, kur edhe mund të humbisnim?
“Shtatë ose tetë lojtarë, në klubet e tyre nuk luajnë. Kemi vuajtur, por fizikisht ishin 4-5 lojtarë që s’kishin më energji”. Mos ishte lëvizja e Alioskit ajo që prishi planet, duke u spostuar në të djathtë? “Jo, Alioski është i mirë. Vuajëm vetëm në topa inaktivë dhe një rast në fund”.
Spanja dhe Italia – “Janë dy ndeshje të bukura, do t’I luajmë me dëshirë të madhe për rezultat, duke e ditur se janë më të fortë se ne, por do të provojmë që të ndryshojmë historinë”.