Panuçi e ndan mendjen, një surprizë në formacionin anti-Izrael

Shqipëria do të ndeshet sot në mbrëmje me përfaqësuesen  Izraelit, në takimin hapës të Ligës së Kombeve. Të besuarit e Kristian Panuçit do të synojnë të reagojnë pas paraqitjeve zhgënjyese në takimet e fundit miqësore. Kompeticioni i ri i krijuar nga UEFA të jep mundësinë që të arrish në një rrugë alternative në Europian, por shorti nuk ishte aspak i mëshirshëm, pasi veç Izraelit kuqezinjtë do të sfidojnë dhe Skocinë.

Në “Elbasan Arena” pritet me shumë interes nga të gjitha paraqitja e skuadrës përfaqësuese, por me po aq interes pritet dhe formacioni që do të zbresë në fushë për këtë sfidë. “Sport Ekspres.com” mëson se tekniku Kristian Panuçi e ka ndarë mendjen për lojtarët që do të zbresin ën fushë dhe nuk do të jetë pa surpriza. Më poshtë ju zbulojmë dhe formacionin, i cili me shumë gjasa do të zbresë sot në orën 20:45 në fushën e blertë.

Në portë Strakosha e ka fituar balotazhin me Berishën, i cili e ka humbur vendin e tij tek Atalanta. Në mbrojtje Hysaj sigurisht që është i paprekshëm nga e djathta, ndërsa në qendër do të jetë Veseli ai që do të vendoset përkrah Gjimshitit. Në të majtë është surpriza e madhe, pasi nuk është kapiteni Ansi Agolli, i cili ishte përkrah trajnerit italian në konferencën për shtyp, por Egzon Binaku. Lojtari i Malmoes me shumë gjasa do të zbresë për të parën herë në fushë me fanellën kuqezi.

Në qendër të mesfushës rikthehet garda e vjetër me Xhakën që vendoset së bashku me Bashën e Memushajn. Nga krahët do të pozicionohen Gavazaj dhe Hyka, që duket se janë lojtarët më në formë, edhe për faktin se kanë pasur minuta në klubet e tyre.

Në Sulm Guri do të ketë për detyrë që të bëhet rreziku i portës izraelite. Edhe shkodrani luan për të parën herë në një ndeshje zyrtare me Kombëtaren e Shqipërisë.

Formacioni: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *