Panuçi: Ançeloti goditje e madhe, uroj që Napoli të mos e shesë Hysajn

Nga zhvillimet e fundit te Napoli, me Karlo Ançelotin që po firmos, deri te Bufon dhe Mançini, duke u ndalur edhe te Hysaj.

Këto janë disa nga temat që ka trajtuar sot trajneri i kombëtares shqiptar Kristian Panuçi, i intervistuar nga Sky Sport në Itali.

Diferencat mes Ançelotit dhe Sarrit?

Ngjan pak si kalimi mes Sakit dhe Kapelos te Milani. Sarri i ka dhënë një ide loje ekipit, që e kanë vlerësuar të gjithë. Ançeloti është një administrator shumë i mirë, ka drejtuar kampionë të mëdhenj dhe pikën e tij të forcës e ka te prakticiteti. Do të bëjë një punë të madhe te Napoli, duke i sjellë rezultate.

Çfarë ka Ançeloti të veçantë?

Më ka impresionuar gjithnjë ana e tij humane, është një person i jashtëzakonshëm, i cili hyn në mendjen e lojtarëve. Për këtë u habita kur u shkarkua nga Bajerni. Jam i bindur se mënyra e tij e punës mund të sjellë rezultate te Napoli.

Sarri te Çelsi, a është e mundur?

Është një trajner me ide të qarta për lojën, por është ndryshe të marrësh lojtarë mesatarë dhe t’i çosh te nota 8 dhe tjetër gjë është të gjesh në ekip lojtarë të notës 9. Duhet parë se sa të kënaqur do të jenë lojtarët e Çelsit, kur të punojnë me 200 në orë.

Çfarë mendoni për Mançinin trajner të Italisë?

Në kombëtare ka pak kohë për të punuar, duhet të japësh 2-3 koncepte. Edhe ai di të stërvitë kampionë të mëdhenj, është një trajner praktik, i duhuri për Italinë.

Bufon bën mirë nëse vazhdon të luajë akoma?

Nëse ka ende dëshirë, është e drejtë të vazhdojë të luajë. Ka mundësinë të luajë në një skuadër të madhe, që po rritet, që me siguri do të fitojë Championsin vitet e ardhshme. I uroj fat!

Cilët lojtarë duhet të mbajë patjetër Napoli?

Nuk mund të them emra. Them vetëm Hysajn, sepse e stërvit me Shqipërinë. Karlo e di mirë se çfarë duhet të bëjë dhe do ketë marrë garanci. Nëse Napoli synon të bëjë hapin e madh në drejtim të kualiteti, duhet të mbajë më të mirët dhe duhet të blejë lojtarë që janë gati. Në Europë nuk ka pasur sukses, sepse duhen lojtarë të nivelit të lartë dhe jo produkt me të cilin mund të punosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online