Ndërsa në Shqipëri u bë një kaos i madh gjatë orëve të mbrëmjes me një parashikim të rremë rreth një tërmeti të madh në orën 23:30 që ka kaluar, një lojtar i Tiranës ka zgjedhur të bëj humor.
Bëhet fjalë për Agustin Torrasën, që nëpërmjet një foto në “Instagram” tregon edhe sensorin e tij të tërmetit. Mbi pasqyrë ka vendosur një bidon me ujë, duke zgjedhur që ta kalojë me këtë mënyrë humoristike gjithë kaosin e madh që mbërtheu vendin tonë. /Sport Ekspres/
