Panik në Kombëtaren afrikane! Avioni detyrohet të bëjë ulje emergjente, lojtarët nuk kishin oksigjen: Pashë ëndërr se si jeta më mbaroi

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gambia. Kombëtarja afrikane u nis në drejtim të Bregut të Fildishtë, ku do të zhvillohet turneu i Kupës së Kombëve të Afrikës. Por vetëm pas 9 minutash, avioni në të cilin gjendeshin stafi dhe lojtarët detyrohet të bëjë një ulje emergjente. Oksigjeni në avion ishte në nivele të ulta, çka solli edhe panik te personat që gjendeshin brenda tij.

Trajneri Saintfiet u shpreh për këtë ngjarje me fjalët: “Mund të kishim v.dekur të gjithë. Ne të gjithë ramë në gjumë shpejt. Pata ëndrra të shkurtra se si jeta ime përfundoi, me të vërtetë“. Fatmirësisht të gjithë futbollistët dhe anëtarët e stafit të Gambias gëzojnë shëndet të plotë pas uljes emergjente të avionit në aeroportin prej nga ku u nis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *