Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e sotme kundër Celtas. Futbollisti uruguaian ka pasur një përplasje të fortë kokë më kokë me Gavi. Dukej se gjithçka ishte në rregull me të, teksa u ngrit menjëherë dhe pas 15 metrave të përshkruara është rrëzuar në tokë.
Gjendja dukej shumë e rëndë dhe lojtarët e tjerë ishin të frikësuar për kalimin e gjuhës te Araujo. Në fund ambulanca ka ndërhyrë për këtë dëmtim të rëndë duke e transferuar lojtarin menjëherë në spital, ndërsa në raportimet e para thuhet se Araujo është i ndërgjegjshëm dhe mund të komunikojë. /Sport Ekspres/