Pamje të reja/ “Do të heq qafe”, zbulohen fjalët e rënda mes Mbapes dhe Albës: Ka se ku mëson…

Me kalimin e ditëve po zbulohen nga ana e televizioneve gjithmonë e më tepër fjalët e thëna mes futbollistëve në ndeshjen mes Barcelonës dhe PSG-së. Përveç ofendimeve që kishin lojtarët Pike-Griezman me njëri-tjetrin, stadiumi i boshatisur jep  mundësinë për të zbuluar edhe biseda e tjera mes protagonistëve.

Këtë herë është zbuluar përplasja mes Mbapes dhe Jordi Alba. Gjithçka ka nisur në momentin kur yli francez ka shtyrë Dest. Alba ka shkuar për të kërkuar shpjegime dhe menjëherë do të vinin fjalët e Mbapes: “Do të heq qafe, në rrugë, do të qafe”.

Në atë moment ka ndërhyrë menjëherë edhe Pike do i kërkuar llogari Mbapes: “Kë do të heqësh qafe?”. Më pas përplasja verbale është mbyllur me ironinë e Albës: “Ka se ku mëson, mëson nga më i keqi”. Këto thumbime mund të jenë lëshuar për Nejmarin, shokun e ekipit te PSG që dikur ka qenë te Barcelona ose për Kristiano Ronaldon, që është idhulli i Mbapes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online