“Pamë Tiranën perfekte në pjesën e parë”! Ahmataj tregon arsyen e barazimit me Laçin: Euforia na dëmtoi shumë, por luhatje si ne do kenë edhe të tjerët

Tirana ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes, këtë herë me Laçin. Bardheblutë e kishin ndeshjen në dorën e tyre teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-2. Goli i Hasanit dhe më pas i Abazajt vendosi pjesën e parë duke krijuar idenë e fitores për kryeqytetasit.

Por me nisjen e pjesës së dytë, ishte pikërisht autogoli i Najdovskit që ngushtoi diferencat. Në minutat e fundit Melo arriti që të barazojë rezultatin në 2-2. Nga krahu tjetër, Erzeni dhe Kukësi janë nadarë në paqe duke mos arritur më shumë se barazimi 0-0. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Ahmataj: “Në pjesën e parë kishim një ndeshje perfekte, mund ta kishim trefishuar rezultatin. Euforia është shumë e rrezikshme, futbolli të ndëshkon. Skuadra duhet të ushtronte presion më lart në pjesën e dytë, por u tërhoqën për shkak të euforisë së pjesës së parë, të një ndeshje perfekte. I lamë shumë terren Laçit, nuk duhej lejuar. U ul shumë agresiviteti dhe lufta, duhej ta mbanim kundërshtarin larg portës tonë. Ne çdo ditë punojmë për të arritur në vendet e para, të shkoj sa më larg, nuk ka kaluar as gjysma e garës. Sic kemi ne luhatje, do të kenë edhe të tjerët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *