Fraktura e pësuar në dorën e majtë i kushtoi ndeshjet me Kombëtaren. Ylber Ramadani projektohej si zgjedhje e parë e trajnerit Panuçi për ndeshjen e së shtunës, më 17 nëntor ndaj Skocisë.
Lëndimi e la jashtë Kombëtares, me mesfushorin e Vejles, që tashmë duhet ta shohë ndeshjen nga televizori. Ndërkohë, Ramadani nuk mendon të ndalet gjatë pauzës së kampionateve, prej ndeshjeve ndërkombëtare.
22-vjeçari vazhdon të stërvitet në palestër, ndërsa në fotografinë e publikuar prej tij duket dora, e cila ndodhet në allçi. Ylli kuqezi e shoqëroi foton me citimin “Mos u dorëzo kurrë”. Një mënyrë motivimi, por që e vendoset edhe në praktikë, me Ylber Ramadanin, i cili nuk e ndal në asnjë rast stërvitjen.