Trajneri i Kukësit, Peter Pakult ka pasur vetëm fjalë pozitive për skuadrën e tij edhe pse skuadra nuk mori dot një fitore, pasi realizoi objektivin.
“Nuk është se më shihet në fytyrë, por dua të përgëzoj lojtarë. Klubin për punën e bërë që nga janari. Kemi zhvilluar 5 muaj shumë të mira dhe me meritë jemi në vendin e dytë”.
“Unë jam i lumtur që morëm atë pikë që na hyn në punë dhe kishim nevojë për të. Skuadra e Luftëtarit ka treguar se është skuadër me kualitet. Edhe ndaj Partizanit përmbysën rezultatin. Dua të përgëzoj lojtarët për sezonin që bënë. E morëm skuadrën në vendin e dytë dhe tani ja dolëm që të jemi të dytët 2 javë para fundit. Kemi bërë p[unë të mirë dhe tani ekipi e meriton këtë moment. Shpresojmë që edhe sot pas kësaj ndeshje të vazhdojmë me gjërat që po punojmë. Shumë komplimente me skuadrën dhe urojmë që të bëjmë gjëra të mira”.