Trajneri i Kukësit Peter Pakult ka folur nga Sllovenia, ku skuadra po kryen përgatitjet. Timonieri austriak ka komentuar shortin dhe kundërshtarin që do të ketë në turin e parë kualifikues të Champions League-s. 58-vjeçari thekson se kundërshtari nuk duhet të nënvlerësohet, pasi në këtë mënyrë do të shënonin humbjen e parë. Pakult nuk lë jashtë vëmendjes dhe merkaton, duke theksuar se skuadrës së tij i duhen dhe dy lojtarë për ta pasur skuadrën e kompletuar.
PERGATITJET – “Jemi në fillim të përgatitjeve, kjo është java e dytë, ekipi po bazohet në ushtrimet për forcën. Kemi marrë një shokun tim, që ka punuar me mua çdo herë, Kristianin. Po na ndihmon shumë.
MERKATO – “Besoj se ekipi është mirë. Na duhet dhe një kualitet të futet në ekip edhe mendoj që do jemi mirë. Sa i përket kualiteti tonë mendoj se ekipin duhet ta plotësojmë pak, ndoshta me një lojtar anësor, një sulmues anësor krahu. Duke bashkëngjitur dhe një sulmues besoj që do e kompletojmë ekipin. Sidoqoftë, do të përpiqemi që të marrim maksimumin nga lojtarët e ekipi, për të pasur rezultat në ndeshjet europiane. Unë do të falënderoj presidentin dhe drejtorin sportiv Nexhipi. Po punojmë 24 orë që të bëjmë më të mirën, të afrojmë lojtarë sa më cilësor, që të rrisim performancën e Kukësit. Përgjegjësia është e madhe, pasi po na afrojnë shumë lojtarë. Duhet që nga këto lojtarë të zgjedhim më cilësorët dhe të bëjmë zgjedhjen e duhur”.
SHORTI – “Sa i përket shorit, mendoj se duhet të jemi të kënaqur, pasi mund të kishim një kundërshtar më të rëndë se këta. Sidoqoftë humbja e parë do të ishte nëse do t’i nënçmonim. I respektojmë maksimalisht, pa marrë parasysh se për çfarë ekipi bëhet fjalë”.
KUNDËRSHTARI – “Sa i përket kundërshtarit tonë, Valetës, besoj se gënjehet kush mendon se do ta kemi të lehtë, pasi kemi të bëjmë me një kundërshtar i cili nga viti 200 për 18 vite me radhë luan në Kupat e Europës. Kështu që ne nuk marrim parasysh që vijnë nga një kampionat më i dobët, në asnjë moment nuk i nënvlerësojmë dhe do të bëjmë një punë të mirë për t’i tejkaluar, pavarësisht se e dimë që nuk do të jetë farë e lehtë me ekipi e tyre. Valeta, për sa i përket lojtarëve është një ekip me eksperiencë, pasi moshë mesatare e kanë afro 28.3 kështu që e dinë se çfarë duan. Duke parë videot e ditëve të fundit, mendoj se kanë lojtarë në repartin ofensiv me të vërtetë shumë cilësor dhe shënojnë shumë gola”.
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/1460523840759625/