Pakult: Komplimente ekipit. Vrapi pas ndeshjes?  Duhet…

Pas ndeshjes së fituar me Vllazninë, Peter Pakult shfaqet i kënaqur para kamerave të Supersport. Ai komplimentin skuadrës e tij, analizon ndeshje, flet për afrimet dhe “dënimin” e ekipit të tij.

Ai nuk fshehu që ekipi i tij e befasoi me ritmin e lojës dhe tani pret edhe ndonjë afrim tjetër nga merkatoja.

Ndeshja e parë në Shqipëri, e prisnit një ndeshje të tillë dhe një fitore kaq të luftuar?

  • Ishte ndeshje e mirë, sidomos pjesa e parë ishte shumë intensive. Them se nga fillimi skuadra luajti mirë, ishim shumë në posedim të topit. Ishim shumë mirë. Në mbrojtje nuk lamë hapësira në asnjë moment. Pas kësaj pritëm që të shënonim dhe të na shpërblehej loja e mirë. Kishim raste për të shënuar dhe golin e 2 apo të tretë. Kështu i lamë kundërshtarit të na vinte presion. Dua të them se nuk i lamë shumë raste Vllaznisë. Goli i pësuar them se ishte aksidental, sepse ishte goditja e vetme gjatë 90 minutave. Pas këtij shoku të vogël, përsëri reaguam mirë dhe luajtëm lojën që unë dëshiroj. Arritëm që të gjenim golin e dytë dhe në fund patëm mundësi për të kundërsulmuar dhe realizuar golin e tretë. Kam shumë komplimente për ekipin tonë, pasi zbatuan detyrat që ju kisha dhënë.

Është i kënaqur trajneri me skuadrën apo do të ketë sërish ndërhyrje?

  • Të them të drejtën, jam i kënaqur me ndeshjen, jo vetëm me rezultatin, por dhe mënyrën se si e zhvilluam ndeshjen. Normalisht, i kemi sytë e hapur dhe kemi disa ditë për të parë në merkato se çfarë do të ndodhë.

Cili është ndryshimi me vendet ku keni trajnuar më parë?

  • Jam i befasuar me tempin në pjesën e parë, nga ajo që dha skuadra jonë. Ishte shumë e bukur për t’u parë mënyra se si skuadra jonë e qarkullonte topin, pasimet e sakta dhe çdo gjë ën fushë. Patjetër kemi akoma punë për të bërë deri në fund të kampionatit. Do punojmë çdo javë.

Zhderiç dhe Shkodra…

  • Sa i përket Shkodrës, është një lojtar shumë inteligjent dhe na ndihmon në qarkullimin e topit. E kam parë se shkon shumë mirë me Musollin. Mendoj se është një pikë kyçe në skuadrën tonë, ku do të lidhet loja nga mbrojtja në sulm, por e theksoj se do të kemi dhe shumë punë.

E meritojnë lojtarët që të bëjnë vrap pas ndeshjes?

  • Është normale, rigjenerimi për ndeshjen e ardhshme fillon që këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online