Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka folur sot për ndeshjen e fundjavës kundër Flamurtarit, por edhe për Superioren dhe merkaton e Kukësit…
“Nuk i kam të gjitha informacionet sa i përket Superiores, pasi kemi zhvilluar vetëm një ndeshje zyrtare. Ndeshja e Kupës ndryshon nga kampoinati, pasi ka dhe ndeshje kthimi. Mendoj se në takimet e ardhshme do të tregojnë se sa i stabilizuar është ekipi. Aty ku duhet të përmirësohemi dhe do punojmë patjetër është qarkullimi i topit. Do punojmë akoma dhe më shumë. Ajo që më pëlqen shumë është se skuadra ka një gjendje optimale sa i përket vrapimit në fushën e lojës. Sa i përket ndeshjes me Tiranës, u pa se edhe kundërshtari ishte i konsoliduar. Kjo është e shkuar dhe ne po përgatitemi për takimin e ardhshëm”.
FLAMURTARI DHE SKËNDERBEU – “Kemi një diferencë prej 9 pikësh. Nuk është ndeshje përcaktuese, por mendoj se do të vendosë. Në të ardhmen do të shohim. Kam parë video të Flamurtarit, skuadër shumë solide në mbrojtjet dhe me sulm shumë cilësor.
Flamurtari në Kukës nuk ka marrë asnjëherë pikë në “Zeqir Ymeri”, mendoj se statistika është gjë e mirë. Shpresoj që edhe në këtë ndeshje të marrë fitoren. Kemi shumë ndeshje për të zhvilluar, por në këtë moment është mirë që statistikat janë për ne. Uroj që me lojë të mirë të marrim fitoren. E dija këtë statistikë”.
BALDE – “Është ende herët të flasim për Balden. Sa i përket formës fizike është larg skuadrës dhe do i duhet pak kohë që të arrijë shokët e skuadrës. Do e shohim më pas se sa mund ta ndihmojë skuadrën. Balde duhet që të kthehet në nivelin e skuadrës, të punojë shumë në këto javët e para. Përveç stërvitjes me skuadrën, ai do të ketë dhe një stërvitje speciale me përgatitësin atletik që ta kapë ritmin, pasi është ende larg. Tre afrimet e para që bëmë mendoj se e kanë treguar dhe në fushë se kanë kualitet për ta ndihmuar skuadrën, ashtu siç dhe e kanë treguar.
GARA PËR TITULL – “Kukësi nuk lufton ndaj Skënderbeut. Ne jemi 9 pikë larg. Po mundohemi që të bëjmë ndeshje të mira. Dhe ndeshje pas ndeshje të marrim rezultate pozitive e më pas të shohim”.