Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ishte shumë i kënaqur me fitoren kundër Partizanit, duke nënvizuar lojën e mire dhe karakterin që tregoi skuadra e tij. Ndërkaq, për kartonin e kuq të Bakajt nuk ka dhënë një opinion.
“Mendoj se pjesa e parë ishte një ndeshje me lojë shumë intensive nga të dy krahët. Në përfundim të pjesës së parë bëmë një gabim fatal, sepse lejuam Partizanin të shënonte. Mendoj se në pjesën e dytë ekipi tregoi karakter dhe arritëm ta përmbysnim rezultatit.
“Ishte një ndeshje e vështirë, edhe pse e dinim që Partizani kishte shumë mungesa. Ndeshjet që duken të lehta në letër, janë shumë të vështira, por sot fituam me meritë.
“Bakaj? Luajti një ndeshje të mirë, bëri edhe disa gabime në momente të caktuara. Nuk kam folur ende me të për kartonin e kuq, nuk e di ende çfarë ndodhi dhe pse ndodhi”.