Elis Bakaj, tani e mbushe… kupën!

Disiplina mund të vendosë për një dënim shembullor, veç të kuqit që mori sot. Pritet minimalisht 4-5 ndeshje pezullim

Mund të kuptojmë deri diku një tifozeri që paguan për të blerë biletën, qëndruar nën shi dhe, në fund, të humbasin toruan dhe të nisin të ofendojnë një futbollist, që ka qenë pjesë e skuadrës së tyre dikur (ndodh në të gjithë botën), por kurrë nuk mund të mirëkuptojmë dhe falim gjestin e një profesionisti, që paguhet shumë mirë dhe që përfaqëson një klub me ambicie të rëndësishme, si synimi i titullit kampion, apo edhe kupa e kështu me radhë. Dhe, Elis Bakaj, në këtë aspekt, ka çetuar. Madje, vula ka ardhur sonte, në sfidën Partizani-Kukësi 1-3…

Në momentin e zëvendësimit, teksa ka qenë duke lënë fushën e blertë, mesfushori me të shkuar të kuqe, teksa po ofendohej në kor nga tifozeria, ka bërë një buzëqeshje ironike, teksa fliste nëpër dhëmbë, por nuk është mjaftuar me kaq, por ka treguar gishtin e mesit te tribuna kryesore e “Selman Stermas”-it, duke irrituar më shumë tifozerinë. Veprime të nja adoleshenti dhe jo profesionisti. Arbitri Meta, i njoftuar nga gjyqtari i katërt, i ka treguar të kuqin, ndërsa lojtari teksa ka marrë të kuq, ka lënë fushën e blertë duke nxjerrë inatin sërish ndaj tifozerisë, me fyerje banale dhe rruge… Ishte drejtori i Partizanit Olsi Rama ai që në tunel ka debatuar me lojtarin. Sigurisht, në nerva e sipër, futbollistët kanë bërë edhe më keq, por fakti është që për Bakajn është një precedent i përsëritur.

Dhe, këtë herë, Komisioni i Disiplinës, pas provës tv, mund të vendosë që ta dënojë për një numër të madh ndeshjesh (duke nisur nga 5 e deri në 8 javë). Sigurisht, një tjetër vendim do të ishte padiskutim një tjetër “falje” për një futbollist që sa herë luan ndaj Partizanit, me këdo fanellë që ka veshur, përpiqet të provojë publikun dhe shpesh bie pre e fyerjeve dhe ofendimeve, duke reaguar në forma të ndryshme. Dhe, këtë herë, kupa u mbush totalisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online