“Pak respekt, të lutem”! Pickford mbron Kane-n në momentin e tij të vështirë, nuk lejon kamerat ta filmojnë

Anglia është eliminuar nga Kupa e Botës pas humbjes 2-1 kundër Francës. Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe nëse Harry Kane do të shënonte edhe penalltinë e dytë në minutën e 85. Gabimi nga 11 metrat ka ndikuar shumë në ndërgjegjen e sulmuesit të Tottenham-it.

Kane ndihej i shkatërruar pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit. Kamerat janë përpjekur të shkojnë pranë tij, por përpara shfaqet Pickford-i. Portieri i Anglisë nuk lejon kamerat ta filmojnë shokun e tij të skuadrës në këtë moment kaq të vështirë. “Pak respekt, të lutem“, ka thënë Pickford-i, teksa ka larguar kameramanët larg Kane-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *