Egnatia njihet si një skuadër që sa i përket përforcimeve meriton notën 10. Ndryshe nga ekipet e tjera shqiptare që qarkullojnë të njëjtët lojtarë, Egnatia bën disa gjetje në tregun e huaj, të panjohur për tregun tonë, që rezultojnë gjetje brilante.
Së fundmi klubi nga Rrogozhina ka prezantuar afrimin e 19-vjeçarit nga Arabia, Yazan Madani, i formuar te akademia e Al Ahli. Ky futbollist ka firmosur për tre vite dhe kjo tregon qartë seriozitetin e projektit të Egnatias. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/