Shumë pikëpyetje janë mngritur mbi të ardhmen e Sabien Lilajt këto ditë. Vetëm pak kohë më parë, mesfushori shqiptar u zyrtarizua në kampionatin izraelit, në radhët e Hapoel Ramat Gan. Vetë klubi lajmëroi se ishte firmosur një kontratë 2-vjeçare, ndërsa në portalin e dedikuar transferimeve “Transfermarkt” shkruhet se lojtari i Kombëtares do të bashkohet me izraelitët në 16 korrik.
Megjithatë të gjitha këto hidhen poshtë nga Prishtina. Bardhekaltrit sqarojnë situatën e Sabien Lilajt përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale, ku njoftojnë se 32-vjeçari do të jetë pjesë e klubit edhe për 2 vite të tjera. Lilaj ka firmosur me kampionët e Kosovës deri në vitin 2023 dhe te Prishtina njoftojnë se palët do i qendrojnë deri në fund kontratës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/