FIFA ka publikuar arbitrat që do të gjykojnë dy ndeshjet e mbetura të Kupës së Botës dhe natyrisht vëmendja është e gjitha të finalja e madhe mes Francës e Kroacisë.
Do të gjykojë Nestor Pitana, argjentinasi që drejtoi edhe ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Pitana është arbitri i tretë në histori që hap dhe mbyll Kupën e Botës, pas anglezit Xhorxh Rider në 1950 dhe argjentinasit Hektor Elizondo në Botërorin 2006.
Nestor Pitana (ARG) will be the lead referee for #WorldCupFinal ? https://t.co/xEp7711Kdx
— FIFA World Cup ? (@FIFAWorldCup) July 12, 2018
Interesant është fakti se Pitana është argjentinasi i dytë që drejton një finale Botërori, pas Elizondos, i cili gjithashtu drejtoi Francën, kur kjo u mund nga Italia në 2006, në finalen që mbahet mend edhe për goditjen me kokë që Zinedin Zidan i dha Materacit.
Këtë Botëror Pitana ka drejtuar edhe Francë-Uruguai në çerekfinalet e Botërorit rus.