“Paguaj dëmet e Venturës, me një gol do isha… hero!”

Tavekio, pas dorëheqjes si presidenti i FIGC: “Ndryshova ekuilibrat europianë duke futur katër ekipe në Champions dhe solla VAR. i vetmi faj i imi? nuk shkarkova trajnerin pas pjesës së parë në Milano”

Dështimi i futbollit Italian me moskualifikimin në Botërorin “Rusi 2018” ka sjellë shkarkimin e trajnerit Ventura nga stoli axurr, por sidomos dje ka ardhur edhe akti i fundit, dorëheqja e presidentit të federatës italiane të futbollit, Karlo Tavekio. Tavekio ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Federatës Italiane në mbledhjen e mbajtur sot në këshillin federal. Në fakt, pak ditë më parë, ai la të kuptonte se ndoshta do të largohej, përpos votimit që do të mbahej nga këshilltarët (“Kam katër ditë që nuk bëj gjumë, duke menduar për atë eliminimin. Vuaj edhe unë, si gjithë italianët”). Mbledhja e djeshme startoi në mesditë, teksa u deshën vetëm 15 minuta që të merrej një vendim: dorëheqja e Tavekios. Edhe pse, votimet ishin në favor për qëndrimin e tij: 10 pro dhe 7 kundër. Megjithatë, ai nuk deshi të vazhdonte. Megjithatë, përpara se të largohej nga detyra, Tavekio ka mbajtur edhe një diskutim, duke përdorur edhe tone të forta.

Një tërbim – Gjatë konferencës për shtyp të dhënë përpara gazetarëve, tashmë ish-presidenti i FIGC, i tronditur nga dështimi i madh, ishte një tërbim i vërtetë: “Dhashë dorëheqjen dhe për të realizuar një akt politik, ia kërkova edhe këshillit të federatës, por asnjë nuk i dha. Mbërritëm në pjesën kulmore të spekulimeve. Lega Pro nuk ishte kurrë aleate, javën e shkuar m’u dërgua një dokument programues, kisha intepretuar me besim një vullnet aleance, por jemi përpara një sistemi sportiv që na jep mundësi që të marrim vendime të rënda kur subjekti më i rëndësishëm i sistemit mungon, kur Serie A dhe Serie B nuk janë: më 23 dhe 27 do të zgjedhin presidentët e tyre, sot jemi në datën 19: por, të priteshin 8 ditë dukej një tragjedi e futbollit italian”.

Prishja – “Në mbledhjen e të mërkurës besoja që panorama të kishte ndryshuar por kur sot (dje) pata përshtypjen se komponenti im, tek i cili kam 18 vjet që ushtroj këtë zanat dhe që dorëzova në një mënyrë dhe e gjeta në një tjetër, bëri një konsideratë që nuk premtonte një mbështetje, nuk hezitova dhe prezantova dorëheqjen për një fakt politik dhe jo sportiv”, vijon Tavekio. “Nuk duhet t’i bëjmë nderime askujt, i kemi dhënë Komitetit Olimpik 30 milionë euro në këto vitet e fundit”.

Malago, Lipi dhe Ventura – “Malago tha se trajneri Ventura u zgjodh nga Lipi pas një analize të bërë për katër emra. Unë s’e kam thënë kurrë, sepse mbledhjet private nuk i çoj në publik: tani e dini që Ventura nuk ka zgjedhur Tavekion. Tavekio paguan për Venturën. Jam i dëshpëruar që nuk arrita të çoj Italinë në botëror: dhe kjo bëhet tragjedi? Po nëse ajo shtyllë do të hynte në rrjetë (shtylla e Darmianit në Suedi-Itali 1-0 në sfidën e vajtjes në playoff), Tavekio kush ishte, një hero? Më thoni  se cilat janë rezultatet e federatave të tjera. Sipas jush, 4 skuadrat në Champions erdhën sepse Tavekio ka bluzën blu apo sepse ndryshuam ekuilibrat europianë? Uva është zëvendës presidenti i UEFA-s sepse është i bukur? Kristilin është në Këshillin e FIFA-s falë xhuxhëve pas skrivanisë?

https://www.youtube.com/watch?v=924Y84KJcVY

Mendoni që në moshën 74-vjeç kam nevojë të ulem në një karrige? A e quaj veten se jam fajtor për këtë dështim? Ndoshta vetëm sepse nuk ndërhyra në “San Siro” për të ndryshuar trajnerin në fund të pjesës së parë…”. Sakaq, mbi propozimin e Malago për të komisionar FIGC: “Tepër e rëndë, në Itali ka statute dhe garanci”.

VAR – Sa i përket futjes së teknologjisë, VAR, Tavekio ka thënë edhe fjalën e tij: “Mbi VAR është prononcuar në fillim Biskardi dhe më pas ndërhyri Tavekio. Doja VAR-in që në vitin 2014, isha i pari që i telefonova Blaterit”.

Gënjeshtra – “Kam folur me 4-5 trajnerë të mëdhenj. Janë të gjithë të impenjuar, mund të thonë të tyren pas pak ose pas shumë, por askush nuk vjen për Tavekion, të thuash të kundërtën është një gënjeshtër!”. Tabevio kishte kërkuar që të spostohej me 10-15 ditë përballja në Këshill për të pritur Ligat e Serisë A dhe B “por në këtë periudhë kohe duhej të konsumohej apokalipsi. Kemi miqësoret e para në mars, kishim nevojë për udhëheqësin e madh përpara asaj dite? Nuk mund të mbanim trajnerët tonë të disponueshëm për dy miqësore?”.

https://www.youtube.com/watch?v=8d2rUt5Zwak

Penalltitë – “Italianët janë persona seriozë dhe të mirë, që meritonin kënaqësinë e të shkuarit në botëror. Bëra gjithçka, por di të bëj disa goditje me portierin jashtë, te krosimet mezi mbërrij dhe penalltitë nuk di t’i gjuaj ndryshe, në Francë, kualifikoheshim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *