Behgjet Pacolli di sesi ta thithë vëmendjen mediatike. Nëpërmjet një postimi të fundit, njeriu që u komentua nga mediat si një kandidat i mundshëm për të blerë Manchester United, ka thënë se është i gatshëm për të paguar paratë për Granit Xhakën nëse do të vinte një dënim nga FIFA.
Kaq ka mjaftuar që Milaim Zeka të shkruante me nota ironie: “Nëse FIFA dënon Shaqirin se pse nuk ua tregoi serbëve sqepin e shqiponjës, të gjitha shpenzimet i paguaj unë. Për Xhakën paguan Pacolli”, shkruan Zeka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/