“Paç fat miku im, të dua më të mirën”! U largua nga Interi, Kristjan Asllani nuk harron të përshëndes shokun e tij të ngushtë

Kristjan Asllani kishte lidhur një shoqëri të ngushtë me Bellanovën te Interi. Të dy lojtarët kishin të njëjtin impakt te tifozët dhe mediat sportive në Itali. Këto të fundit e kanë kritikuar jo pak Inzagin pasi e shihnin Asllanin dhe Bellanovën me shumë potencial, por kishin fare pak minuta në fushë.

Një tjetër arsye që i lidhi edhe më shumë këta futbollistë. Bellanova nuk zgjodhi që të priste më tepër dhe u largua nga Interi. Menjëherë pas këtij vendimi, ishte edhe Asllani që reagoi duke i uruar fat mikut të tij në aventurën e re te Torino. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *