Pa mëshirë/ Ka marrë numrin e argjentinasit, lojtari i Benfikës tallet keq me Ansu Fatin: Ti je ai Lionel Mesi fallco?

Benfika e ka mundur Barcelonën me shifrat 3-0 duke ia rënduar më tepër gjendjen e krizës që ka përfshirë katalanasit pas largimit të Lionel Mesit. Numri 10 i argjentinasit ka shkuar te Ansu Fati, lojtari i ri që ka të ardhme të madhe para tij.

Por futbollisti i Benfikës, Nikolas Otamendi, ishte pa mëshirë karshi talentit të Barcelonës. Teksa shifrat ishin 3-0 dhe duheshin pak sekonda nga mbyllja e takimit, mbrojtësi ka ngacmuar Ansu Fatin duke i thënë: “Ti je ai Lionel Mesi fallco?”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *