Pa Lukakun dhe Ibran, Murinjo fiton me Marsial dhe Lingard në Liverpul

Viti i ri nis mbarë për Mançester Junajtid, që fiton 2-0 në Liverpul ndaj Evertonit. Mungonin Lukaku e Ibrahimoviç, të dëmtuar, por Junajtid nuk e ndjeu mungesën, sepse Marsial e Lingard ishin në formë perfekte dhe shënuan nga një gol secili, në minutat 57 e 81.

Evertoni nuk ka sulmues të vërtetë përveç Runit dhe vuajti jo pak ndaj një rivali që luajti mjaft mirë.

Vetëm pas golit të parë Evertoni luajti mirë për pak minuta dhe iu afrua barazimit, por Murinjo kishte rregulluar ekuilibrat mbrojtës dhe Junajtid shkon i dyti për momentin. Pas dy ditësh, Arsenal-Çelsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *