Alban Hoxha i pezulluar për shkelje të rregullores dhe disiplinës, ndërsa Idriz Batha duke bërë nxehje dhe parë ndeshjen nga stoli. Partizani i Mark Julianos e ka nisur mbrapsht kampionatin jo vetëm me rezultat, por edhe sa i përket mungesës së një lideri në fushë.
Në fakt, ishte hera e parë që kapiteni dhe zëvendës kapiteni nuk luanin, teksa shiritin e mbajti në krah Labinot Ibrahimi që, me gjithë respektin, nuk mund të japë atë shkëndijë që do të provokonte krenarinë e grupit.
Edhe pse rregullorja duhet zbatuar, fakti është që Juliano nuk mund të ketë lluksin e Kristian Panuçit, që për një leje të kërkuar nga Cikalleshi, e la jashtë sulmuesin që aktivizohet në Turqi. Kështu, për një moslajmërim nuk mund të lihej jashtë Alban Hoxha, portieri i tretë i kombëtares, duke pasur në portë një portier të dytë që, me gjithë respektin, lë për të dëshiruar dhe në fushë e konfirmoi këtë.