Osijeku dhe Grezda, çfarë mrekullie!

Sa bukur mund të jetë kur të ndodh diçka që kurrë më parë nuk e kishe përjetuar? Kushedi si do të jenë ndjerë futbollistët dhe tifozët e skuadrës kroate, Osijek, pasi sonte kanë shkruar historinë e klubit të tyre, që nga ditët e para të themelimit të saj, vetëm dy vite pasi Lufta e Dytë Botërore mori fund. Kishin arritur të shkonin deri në turin e tretë të Europës, por më pas ishin ndalur, nga Slavia Praga.

E çfarë mund të pritej nga një skuadër e cila në vitin 1995 ka ndjerë atmosferën e kupave  të Europës për të parën herë?! Që prej atëherë, pesë pjesëmarrje të tjera, deri sa dje ka ardhur edhe dita e shënuar, e ëndërruar dhe dëshiruar.

Dhe, në fushë, s’mund të mungonte një shqiptar. Eros Grezda ka qenë i pranishëm si në Holandë, ashtu edhe në Kroaci, në dy sfida ku skuadra e Osijekut mundi ekipin prestigjioz botëror, PSV Eindhoven (1-0 me gol të Boçkaj), me një buxhet shumë herë më të madh. Mesfushori shqiptar, titullar për 90 minuta dhe një paraqitje për t’u vlerësuar, teksa Osijeku tashmë mund të ëndërrojë, për më shumë, pse jo, për grupet e Europa League. Asgjë s’është më e pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *