Ose në stol ose shitje, Atalanta bëhet “burg” për Berishën!

Duhet të ishte oazi i tij, sipas asaj që vetë portieri tha kur u largua nga Lacio dhe kur në Bergamo paguan 5,5 mln euro për ta siguruar nga bardhekaltërit, pas një sezoni huazim. Por, gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe, sipas “Gazzetta dello Sport”, trajneri Gasperini ka vendosur që portieri i parë pritet të jetë Golini, i ardhur nga Premier League (Aston Vila)…

Berisha do të bëhet i dytë, pra duke u ulur në stol, ose do të shitet, pasi për merkaton ka kohë ende deri më 17 gusht. Lila është tepër e interesuar, por është trembur nga kërkesa bergamaske, rreth 7 mln euro.

Kështu, Berisha rrezikon të mbetet në Bergamo, por duke u bërë rezervë dhe duke kompromentuar edhe portën e Shqipërisë, nëse do të ishte kështu, pasi Strakosha do të merrte titullaritetin më pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *