Me organizatore Bashkinë e Orikumit, u zhvillua Kupa “Pavarësia 2017” për grupmoshat Under-13 dhe Under-11 ne stadiumin e Orikumit. Në këtë aktivitet 2-ditor morën pjesë ekipe nga diaspora, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, të ndara në 2 grupe. Për moshën U-13 u shpall fitues ekipi i FK Lushnjes, në vendin e dytë u rendit FK Sharri me ekip shumë të talentuar, vendin e tretë e zuri Fk Kamza, që fitoi dhe çmimin e “Ekipit te perspektivës”, çmimi i golashënuesit më të mirë për këtë grupmoshe i takoi Labinot Jasharit të Fk Luginës së Preshevës. Ekipi Fair-Play u shpall Fk Oriku.
Per grupmoshat Under-11 fitues u shpall ekipi i Fk Sharrit, duke mundur në finale ekipin e Lushnjes. Në fjalën e rastit Kryetari i Bashkisë së Orikumit Gëzim Çapoj theksoi: “Qëllimi i këtij aktiviteti, pra që përkon me festen e Pavarësisë, është bashkimi i grupmoshave te trevave shqiptare me anë të sportit të futbollit, gjë e cila çdo vit po behet traditë si në ekipet e para, po ashtu edhe në ekipet e grupmoshave”. Aktiviteti u zhvillua ne stadiumin e Orikumit, ku morën pjesë 300 fëmijë ne 10 ekipe nga trevat shqiptare.