Nuk ka fitues në kohën e rregullt në “Niko Dovana” me Vllaznisë B dhe Orikumit. Në frymën e fundit të ndeshjes jugorët kanë ringjallur shpresat për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, pasi kanë barazuar shifrat me anë të Dhramit me 11-metërsh. Shkodranët po fitonin me golat e Dycës dhe Pusit, ndërsa për Orikumin kishte ngushtuar rezultatin Hoxha, por kur të gjithë menduan se ndeshja ishte drejt fundit gjithçka ndryshoi. Tani do të nisin 30 minutat e shtesës dhe nëse nuk do të ketë fitues do të ketë penallti.