Orgjia në karantinë kushton shumë, Walker e humbet përfundimisht Kombëtaren si Benzema dikur

Kyle Walker u vu në qendër të vëmendjes ditët e fundit dhe kjo për shkak të sjelljes së tij aspak të duhur. Edhe pse përcolli mesazhe për popullin anglez që të qendronte në shtëpi dhe të respektonin masat e marra kundrejt Covid-19, një natë më parë ishte po ai vetë që i kishte thyer. Madje këtë e bëri duke organizuar një orgji në apartamentin e tij, duke flakur tutje kështu rregullin e karantinës.

Por një veprim i tillë ka nisur t’i kushtojë shumë që tani mbrojtësit të Manchester Cityt, teksa trajneri Southgate i ka mbyllur përfundimisht dyert e Kombëtares së Anglisë futbollistit Walker. As ndjesa publike e kërkuar pret tij nuk e ka shpëtuar dot nga vendimi i kreut të “tre luanëve“, që duket të jetë i palëkundur për sa i përket kësaj çështjeje. Një vendim ky që të kujton rastin e Benzemasë me Kombëtaren e Francës. Një shantazh i sulmuesit francez ndaj Valbuenas për një video me përmbajtje erotike bëri që lojtari i Realit të Madridit t’i thoshte lamtumirë përfaqësueses trikolore, duke e humbur përfundimisht vendin e tij në të./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online