Orët vendimtare për Memën te Tirana, janë gati edhe dy trajnerë zëvendësues për të

Dita e sotme për Ardian Memën te Tirana është më shumë se vendimtare. Nëse trajneri i bardhebluve do të shkarkohet, atëherë kjo pritet të ndodhë brenda këtyre 24 orëve. Shanset janë të mëdha që të vijë edhe zyrtarizimi i mbylljes së marrëveshjes, megjithatë për këtë duhet të presim edhe njoftimin e klubit.

Mema do të rikthehet sot me ekipin në stërvitje dhe atje do të ketë një takim me presidentin e Tiranës, Refik Halili. Një bisedë e fundit që do të vendosë gjithçka sa i përket së ardhmes. Në rastin më të mirë të Memës do të kalojë me një ultimatum të fortë për të fituar disa ndeshje radhazi, por asgjë nuk do të jetë më e qetë si më parë.

Ndërsa gjasat janë për një shkarkim të mundshëm, në skenë kanë dalë emrat e Julian Ahmatajt dhe Bledar Devollit si zëvendësuesit e Memës te bardheblutë, për të vazhduar objektivin e fitimit të Superiores. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online