“Oreksi vjen duke ngrënë, janë kaluar pritshmërinë”/ Xhaferi për fjalët e Ramës: Ka keqkuptim logjika…

Vllaznia po mban vendin e parë në Superiore dhe fitorja e radhës kundër Partizanit ishte një tjetër provë force për të treguar se shkodranët mund të fitojnë edhe titullin në këtë sezon. Fundja oreksi vjen duke ngrënë dhe këtë e ka pranuar edhe sponsori i Vllaznisë, Xhaferi. Ky i fundit është shprehur që në nisje të kampionatit se objektivi i vetëm i shkodranëve është dalja në Europë.

Por nëse kjo do të ndodhë edhe me titullin kampion në duar, padyshim që do të mirëpritej. Rezultatet flasin për këtë skuadër ndërsa Xhaferi ka folur për “Top Channel” duke treguar se ekipi ka tejkaluar pritshmëritë.

“Të themi të vërtetën ekipi i ka kaluar pritshmëritë që kishim dhe uroj që të vazhdojmë kështu sepse oreksi vjen duke ngrënë. Nga Vllaznia askush nuk është larguar pa u paguar dhe nuk kemi asnjë borxh me pagesat. Ka disa vonesa që janë procedura të bashkisë por mund të them se janë normale.

Akuzat e Ramës? Sipas kësaj logjike nëse 2-300 tifozë ndikuan në shënimin e një goli po të kishim 18.000 ne do të shënonim 30 gola? Ka një keqkuptim këtu”. Titulli për Vllazninë? Urojmë që po, do të ishte një ëndërr”, ka thënë Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online