Sipas “Gazzetta dello Sport”, negociatat mes avokatëve të Jonhong Li dhe manjatit amerikan Roko Komiso janë rindezur orët e fundit, duke qenë se gjatë gjithë ditës, telefonatat nuk kanë pushuar. Madje, flitet se po arrin edhe momenti final, i kalimit të dorës, pasi tashmë me dënimin e UEFA-s dhe apelimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, duhet një garanci që kuqezinjtë të shpresojnë te shpëtimi, ndërsa Elliott pret se çfarë do të ndodhë dhe, nëse deri më 6 korrik nuk do të shlyhet 32 mln eurot që ka dhënë, atëherë do të merrte në pronësi kuqezinjtë.
Kushtet e Roko Komisos nuk kanë ndryshuar: 500 mln euro për Milanin, por edhe 30% e kuotave që do t’i qëndrojnë kinezit Mister Li. Komiso është i bindur se do të kthejë lavdinë e kuqezinjve dhe, madje, ka planin fitues në KAS të Lozanës, pas vendimit të UEFA-s për të përjashtuar kuqezinjtë.
Orë deçizive për të ardhmen kuqezi. Kujtojmë që dy herë Mister Li është ngritur nga tavolina dhe ka kthyer mendjen. E treta e vërteta…