Ledian Memushaj është një hap larg Beneventos, por edhe një hap nga… qëndrimi. Presidenti Vigorito, në takimin që ka pasur me vlonjatin, i ka kërkuar që të qëndrojë, duke u larguar më pas në verë me zero euro, pra duke prishur kontratën, në rast se nuk vjen mbijetesa, por mesfushori kuqezi po mendon një mundësi karrierë, edhe pse në këto pak orë vështirë të ndodhë diçka. Pas Barit, që ka një paraakord por që nuk ka akord me klubin verdhekuq, në garë është futur këtë moment edhe Salernitana, që tenton të bëjë goditjen… Të shohim si do të shkojnë gjërat në vijim, por ka shumë pesimizëm Memushaj, që në fazën e parë me verdhekuqtë ka luajtur 16 ndeshje.